Llapi mëson kundërshtarin e rrethit të parë në Ligën e Evropës, ndeshet me gjigantin polak

Llapi është skuadra e vetme kosovare këtë edicion që luan në garën e dytë më të madhe evropiane, Ligën e Evropës.

Llapjanët do të nisin aventurën evropiane nga rrethi i parë i Ligës së Evropës, derisa tanimë ka mësuar kundërshtarin.

Skuadra e Tahir Batatinës në rrethin e parë do të ketë punë me skuadrën polake Wisla Krakow.

Ndeshjet e para do të luhen më 11 korrik, derisa ato të kthimit një javë më vonë më 18 korrik.

Ballkani ka shumë fat në short, kundërshtarët i mësojnë edhe Egnatia, Struga dhe Deçiç

Egnatia luan ndaj klubit serb, tifozët e tyre me thirrje nacionaliste