Llapi do të luaj për herë të parë në histori të klubit në garën e UEFA-s, Ligën e Evropës.
Llapjanët në rrethin e parë të kësaj gare do të përballen me skuadrën e madhe polake, Wisla Karkow.
Në rast se kalojnë polakët, Llapi ka mësuar edhe kundërshtarin e rrethit të dytë të kësaj gare.
Skuadra e udhëhequr nga Tahir Batatina në rast të kalimit tutje do të takohet me skuadrën austriake Rapid Wien. /Gazeta Olle/