Llapi merr lajm fantastik para duelit me Gjilanin

Qendërmbrojtësi, Ahmet Haliti i është rikthyer Llapit, pas një lëndimi që e la kogja gjatë jashtë fushave të blerta.

Haliti tashmë është nën-urdhërat e Tahir Batatinës dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme ndaj Gjilanit.

Mbrojtës i ka munguar Llapit, përshkak të një zgjatjeje muskulare e më pas u konstatua se kishte edhe fije të këputura të muskulit të këmbës së djathtë.

Njoftimi i Llapit:

Qendërmbrojtësi Ahmet Haliti rikthehet nga lëndimi që e mbajti jashtë fushave në pjesën vjeshtore të kampionatit dhe do jetë forcë shtesë për skuadrën që nga ndeshja e nesërme ndaj Gjilanit.

Ai do jetë në mesin e futbollistëve të ftuar për ndeshjen ndaj Gjilanit që zhvillohet nesër me fillim në ora 13:00 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.

Ndeshja në mes Llapit dhe Gjilanit do të zhvillohet nesër më fillim nga ora 13:00 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.