Llapi me ndihmën e tifozëve kërkon ta bëjë mrekullinë përballë Shkupit

Llapi do të luajë ndeshjen kthyese ndaj Shkupit në “Fadil Vokrri” në kuadër të Ligës së Konferencës.

Ndeshja e parë u mbyll 2-0 në të mirë të Shkupit, ndërsa skuadra jonë do të kërkojë të bëjë rikthimin e madh.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, kapiteni Bujar Idrizi dhe mesfushori Arbnor Ramadani kanë folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së dytë ndaj Shkupit, duke u shprehur të bindur që do të japin 100 për qind nga vetja për të kaluar tutje.

Mund të jetë një imazh i stadium dhe ambiente të jashtme

Llapi duket i kompletuar për këtë ndeshje, ku kërkohet fitorja me dy gola diferencë që të arrihen vazhdimet, ndërsa me tre gola fitorja.

Ndeshja fillon në ora 20:00. /Gazeta Olle/

Drita kërkon kalimin tutje, ndeshjet me Deçiçin

Shitësi ambulant përfaqëson Kosovën në Olimpiadën e Tokios me këpucë të vogla, tesha të grisura e pushkë të vjetër