Llapi me kushte fantastike për edicionin e ri – ja si duket stadiumi “Zahir Pajaziti” në fazën finale para mbjelljes së barit natyral

Stadiumi “Zahir Pajaziti” do të merr pamje të re për edicionin e ri 2021/22.

Punët për ndërrimin e barit artificial me atë natyral kanë filluar prej muajsh në stadiumin e Llapit, ku është punuar intensivisht në disa faza, shkruan Gazeta Olle.

Ndërsa tani, siç njofton faqja zyrtare e Llapit, kanë arritur në fazën finale para mbjelljes së barit natyral.

Kështu duket fusha para fazës finale.

Përveç punës me stadiumin, bardhekaltrit kanë punuar shumë edhe në prurjen e futbollistëve, ku së fundmi skuadrës së Batatinës iu bashkua edhe Festim Alidema, i rikthyer në Llap.

Padyshim se skuadra llapjane do të ketë kushte optimale për edicionin e ri për ndeshjet të cilat i zhvillon në shtëpi. /Gazeta Olle/

Sistemi VAR gati edhe në Shqipëri, fillon faza e fundit e trajnimit

Kosova U-16 publikon listën e 12 basketbollistëve për FIBA European Challenger