Batatina: Ky është viti i Llapit, kemi potencial për të luftuar me Ballkanin deri në fund

Llapi ka pësuar disfatë nga Ballkani me rezultat të ngushtë 2:1, në xhiron e tetë të Albi Mall Superligës.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina tha se e kanë ditur se do të mposhtën dhe pranuan golin nga një pakujdesi, megjithatë sipas tij ky është viti i tyre pasi kanë një super skuadër dhe kanë potencial për të luftuar me Ballkanin deri në fund.

“Jam i kënaqur me luftën e pakompromis që bëmë deri në fund. Pavarësisht disfatës, gjatë rrugëtimit e kemi ditur se do të mposhtemi. Nuk më brengos që humbim. Në pjesën e parë u bë diferenca individuale. Gripshi bëri diferencën. Taktikisht, Ballkani nuk kishte asnjë shans për të bërë gol. Në pjesën e dytë, ndryshova vendosjen taktike. Pranuam një gol nga pakujdesia. Po të ishim pak më të vëmendshëm, do të mund ta realizonim edhe golin e barazimit. Llapi ka krijuar skuadër të mirë, cilësore. Mungesa e Hamdi Namanit dhe Ergyn Ahmetit janë mungesa të mëdha. Edhe Valmir Veliu është pjesë e jona. Shpresoj që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës. Djemtë dhanë maksimumin. Ballkani u fut në 20-metërshin e fundit, por neve na mungoi qetësia. Sivjet do të jetë viti jonë, viti i Llapit, sepse kemi super skuadër”, tha fillimisht për “ArtMotion” trajneri Batatina.

“Kemi qenë të kujdesshëm për të ardhur deri te finalizimi. Nga minuta e 70-të e kemi ditur se Ballkani nuk mund ta mbajë ritmin e lojës për shkak të ngarkesës. E humb freskinë. Pakujdesia te goli i dytë na penalizoi. Nga minuta e 70-të, gjithçka është luajtur në zonën e Ballkanit. Ne mendojmë për ndeshjen e radhës. Kemipotencial për të luftuar me Ballkanin deri në fund”, tha Batatina

Daja i kënaqur me fitore, bën thirrje për mbështetje maksimale të Ballkanit kundër Dinamo Zagrebit

Alirifa: Malisheva do të rikthehet fuqishëm me këtë fitore