Llapi ka ndryshuar fushë e stërvitjeve para finales së Kupës së Kosovës

Skuadra e Llapit është zhvendosur në stadiumin në Vushtrri për t’u përgatitur për finalen e Kupës së Kosovës ndaj Dukagjinit.

Klubi ka njoftuar vetë ditën e djeshme që stërvitjet po i kryen në Vushtrri.

“Stërvitja e sotme u mbajt për rreth 2 orë dhe futbollistët janë të përgaditur maksimalisht për ta dhënë më të mirën në fushë dhe për ta arritur synimin, fitimin e Kupës” – thuhet në postimin e skuadrës llapjane.

Llapi ka zgjedhur fushën në Vushtrri për t’iu përshtatur fushës së stadiumit “Fadil Vokrri”, aty ku do zhvillohet finalja e Kupës ndaj Dukagjinit.

Finalja e Kupës luhet me datë 12 maj në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45. /Gazeta Olle/