Llapi i qetë drejt Prizrenit

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, thotë se skuadra e tij do të shkojë në Prizren e qetë për ta kërkuar edhe fitoren. “Skuadra e Llapit do të udhëtojë në Prizren e relaksuar dhe shumë e qetë, pasi që pozita që gjendemi në tabel na mundëson një relaksim të mirë”, pohoi Batatina për Gazetaolle.com.

Llapit është në një seri të mirë të fitoreve dhe trajneri llapjan thotë se duhet ta vazhdojmë këtë.

“Shpresoj në një lojë të mirë pasi skuadrën e kam jashtëzakonisht në nivelë të duhur, ku kemi hyrë në seri të fitorev,e por duke e respektuar kundërshtarin gjatë ndeshjes dhe duke shfaqur në fushë disiplinë sportive, angazhim maksimal që të bëjmë një paraqitje të mirë. Si çdo ndeshje edhe ne Prizren ne udhëtojmë vetëm për fitore”, përfundoi Batatina.