Llapi është në formë të mirë para fillimit të stinorit pranveror. Skuadra e Tahir Batatinës e ka fituar edhe miqësoren e radhës, kësaj here duke e mposhtur skuadrën nga Shqipëria, Besën e Kavajës.
Llapjënt fituan me shifrat 3:1, falë golave të Benjamin Eminit (2) dhe Alban Mavriqit. Kjo skuadër bashkë është ndër pretendentet kryesore për t’u inkuadruar në Ligën e Parë. /Gazeta Olle