Llapi i merr Gjilanit një talent të madh, prezantimi bëhet këtë javë

Llapi ka vazhduar të jetë aktive në afatin kalimtar të verës.

Pasi kanë siguruar shërbimet e Blend Baftiu, llapjanët tani kanë marrë edhe një talent te SC Gjilani.

Fjala është për mesfushorin e talentuar Erlis Xhemajli, i cili mund të luaj edhe në qendër të mbrojtjes.

Gazeta Olle mëson se marrëveshja tanimë është arritur mes palëve derisa zyrtarizimi do të bëhet në 48 orët e ardhshme.

Xhemajli nuk kishte shumë hapësira te Gjilani, edhe pse konsiderohet si një nga lojtarët e rinj më të mirë në rajonin e Anamoravës.  /Gazeta Olle/

Valon Behrami flet për Shaqirin në prag të Euro 2024: Xherdani e meriton të trajtohet veçantë, pa të Zvicrës i mungon…

Pas pushimit të dielën, Kuqezinjtë do të nisin përgatitjet për Italinë me dy seanca stërvitore në ditë