Llapi ka arritur të mposhtë Ferizajn në një ndeshje miqsore të zhvilluar në Durrës.
Skuadra e udhëhequr nga Tahir Batatina, ka fituar 2:1, kundër skuadrës së Superligës.
Golat për Llapin i shënuan mesfushori Getoar Dragusha dhe sulmuesi i krahur Ilir Blakqori.
Për Ferizajn golin e vetëm e shënoi Taulant Rusinovci.