Llapi godet në mesnatë, nënshkruan me mbrojtësin e njohur

Llapi është përkujdesur për “bombën” e mesnatës së mërkurë, derisa ka zyrtarizuar ardhjen e njërit ndër futbollistit më të mirë në vend .

Fjala është për mbrojtësin e krahut të djathtë Besnik Krasniqi, i cili sezonin e kaluar ishte anëtarë i skuadrës Feronikeli.

auto_Besnik1464634162

Lajmin për transferimin e Krasniqit tek llapjanët e ka konfirmuar trajneri Tahir Batatina, që po ashtu edhe potencoi ditën e prezantimit të tij në “Zahir Pajaziti”.

“Po, vetëm sa kemi arritur marrëveshje me Krasniqin. Prezantimi i tij do të bëhet nesër (e enjte)”, theksoi Batatina për Gazetasheshi.com.

besnik krasniqi