Llapi fitues i turneut “Rama-Domi”

Skuadra e Llapit e ka fituar turneun përkujtimor “Rama-Domi” që u zhvillua sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Ky turne u organizua nga Komuna e Prishtinës me mbështetje të FFK-së, në nderim të dy ish-futbollistëve të Prishtinës, Favzi Rama e Faton Domi, të cilët humbën jetën në një aksident trafiku në vitin 1987.

Krahas Llapit në këtë turne morën pjesë edhe Prishtina, Flamurtari dhe Dukagjini.

Në ndeshjet që u luajtën nga 30 minuta, në gjysmëfinale Dukagjini e mundi Prishtinën, pas penalltive 4:2, derisa Llapi fitoi ndaj Flamurtarit, 1:0.

Ndërkaq, në finale, Llapi u tregua më i mirë ndaj Dukagjinit, duke fituar 2:0. Rama dhe Domi ishin pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës.

Zyrtarizimi çështje ditësh, Rrahmani gati të nënshkruajë kontratën e re

Rekordi i Giroud, barazon me gola legjendën Thierry Henry për Francën