Llapi fiton ndaj Ballkanit, dhe rrëmben një vend në Play Offs

Ekipi i Llapit ka siguruar playoffin një xhiro pa përfunduar edicioni i rregullt i Ligës U21 pas fitores në ndeshjen derbi ndaj Ballkanit me rezultat 3:2.

Të besuarit e trajnerit Mehmet Agushi ishin dominues përball ekipit suharekas, ku me plotë meritë arritën tre pikëshin e plasmanit në playoff.

Ndeshja nisi shumë mirë për ekipin llapjan, ku sulmuesi Eron Brajshori zhbllokoi shifrat në minutën e 3-t të takimit. Epërsia zgjati deri në minutën e 14-t kur Rinor Jahmurataj i mysafirëve barazoi rezultatin, kurse për ta rikthyer epërsin e ekipit tonë u përkujdes mesfushori Arianit Hasani që realizoi një super gol nga distanca (38′).

Në pjesën e dytë, vendasit patën nën kontroll ndeshjen dhe arriti të realizoj edhe golin e tretë përmes Brajshorit (67′) për të cilin ishte goli i dytë personal në ndeshje.

Krejt çka bënë mysafirët ishte goli i ngushtimit të epërsisë nga Destan Bytyqi në minutën e parë të kohës shtesë të takimit.

Pas kësaj fitoreje, ekipi U21 pozicionohet në vendin e katërt që siguron pjesëmarrjen në playoff me 47 pikë të grumbulluara, kurse në javën e fundit do përballet me ekipin e Lirisë në udhëtim.

Gjyqtarët e ndeshjeve të javës së 36-të në Albi Mall Superliga

Akoma nuk kanë përfunduar ndeshjet dramatike në Superligë, Llapi dhe Drita luftojnë për Europa League