Llapi fiton ndaj A&N, këta janë golashënuesit e ndeshjes

Llapi ka triumfuar në një tjetër ndeshje miqësore.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Tahir Batatina po tregon formë të lartë në këtë fazë përgatitore.

Fituesit e Kupës së Kosovës kanë triumfuar në udhëtim te skuadra prizrenase A&N me rezultat 1-3.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë minimale të Llapit 0-1, falë golit të Alban Shillovës që e shënoi në minutën e 42-të.

Ndërkohë në pjesën e dytë për llapjanët realizuan edhe Edon Sadriu e Kastriot Selmani për rezultatin përfundimtar 1-3.

/Gazeta Olle/

Ramadani flet para ndeshjes me Bodo/Glimt: E dimë rëndësinë e kësaj ndeshje, presim mbështetje nga tifozët tanë

Ferizaj triumfon ndaj Besës në ndeshje miqësore