Flamurtari asesi nuk po arrin të këndellet, duke humbur një tjetër ndeshje miqësore.
Skuadra e Llapit fitoi me rezultatin 1-2 ndaj Flamurtarit, duke e thelluar krizën e kuqezinjve.
Të gjitha skuadrat kosovare po e shfrytëzojnë pushimin e kombëtareve për t’u përgatitur sa më mirë për pjesën e mbetur të kampionatit, shkruan Gazeta OLLE.
Flamurtari, pas humbjes nga Prishtina e Re, u mposht sërish, këtë herë nga Llapi, një ekip që ka cilësi më të lartë në krahasim me ta.