Llapi fiton në miqësoren ndaj Kek-ut me përmbysje të rezultatit

Ka përfunduar miqësorja mes Kek-ut dhe Llapit në Obiliq.

Në stadiumin “Agron Rama”, skuadra e Batatinës me përmbysje të rezultatit ka fituar 1-2, shkruan Gazeta Olle.

Ishin vendasit që kaluan të parët në epërsi, përmes Kenan Llugaliut i cili shënoi në minutën e tretë.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, persona që luajnë futboll, njerëz në këmbë dhe bar

Megjithatë, llapjanët u rikthyen përmes Arbnor Ramadanit, i cili barazoi në 1-1 në minutën e 17-të.

Fitoren bardhekaltërve ia dhuroi Drilon Fazliu me golin e shënuar në minutën e 48-të.

/Gazeta Olle/

Formacionet zyrtare: Connah’s Quay – Prishtina, kampionët e Kosovës luajnë për ta siguruar kualifikimin

Zyrtare: Endri Çekiçi firmos me skuadrën e njohur