Llapi feston titullin e kampionit në Superligën e juniorëve

Skuadra e Llapit U19 e ka festuar sot titullin e kampionit në Superligën U19.

Juniorët e Llapit titullin e kampionit e siguruan një xhiro më parë, pas një gare të fortë, ku rivalë kryesor i kishin bashkëmoshatarët e tyre të Ballkanit.

Në ceremoninë zyrtare të shpalljes së kampionit që u mbajt në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, pas ndeshjes me Ramiz Sadikun (0:3), trofeun për skuadrën llapjane e ndau kryetari i Komisionit të Garave të juniorëve, Ardian Llumnica, derisa të pranishëm ishin edhe drejtuesit e klubit llapjan.

Arbër Hoxha e mbyll me gol sezonin në Superligën e Kroacisë

Video më emocionuese që keni parë: Tifozët e Dortmundit e bëjnë të qaj trajnerin duke e përkrahur përkundër se hupën titullin