Llapi falënderon Valmir Veliun, pas zyrtarizimit të sulmuesit në Gaziantep

Valmir Veliu i cili sot u zyrtarizua te skuadra e njohur turke, nuk ka kaluar pa një falënderim nga ish-skuadra e tij, FC Llapi.

Sulmuesi këmbëshpejtë do të vazhdoi karrierën në Turqi, ndërsa transferimi i Veliut te Gaziantep do të pasuroi klubin nga Zahir Pajaziti me 180.000 euro.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Gazeta OLLE kishte raportuar ekskluzivisht për arritjen e marrëveshjes në mes të reprezentuesit të Kosovës U21, dhe skuadrës turke.

Lexo po ashtu:

Ekskluzive: Valmir Veliu pritet të transferohet në Turqi

Pas zyrtarizimit nga Gaziantep, erdhi dhe njoftimi i KF Llapit për ndarjen me sulmuesin, më poshtë keni postimin e plotë të skuadrës bardhekaltër.

Faleminderit YLLI i Llapit, Valmir Veliu

Veliu do ta vazhdoj karrierën e tij në Superligën e Turqisë, tek skuadra e Gaziantep

Valmir Veliu erdhi tek KF Llapi në vitin 2018, si i ri që shumica e njerëzve nuk besuan në cilësitë e tij por ishte trajneri Tahir Batatina që i besoj në projektin e tij dhe ia arriti qëllimit që sot Valmir Veliu të transferohet në Superligën e Turqisë, tek skuadra e Gaziantep, sukses ky i radhës për trajnerin Batatina që e bënë atë trajnerin e parë në historinë e futbollit kosovar që arrin ta dërgoj një lojtar në Superligën e Turqisë dhe kjo tregon pse e veçon atë nga trajnerët tjerë.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë

Valmiri edhe pse iu desht klubit në momentet vendimtare për garat evropiane, trajneri Batatina së bashku me Presidentin Beqir Batatina dhe Drejtorin Ekzekutiv, Bejtush Batatina vlerësuan se karriera e Valmirit është më e rëndësishme sesa çdo gjë tjetër dhe ia hapën rrugët drejt Evropës.

Trajneri Batatina edhe pse është i mërzitur me largimin e një ylli nga klubi siq është VALMIR VELIU, është shumë krenar që arriti ta mbështes njërin prej talentëve më të mirë llapjan, ta ngris dhe avansoj për skuadra të mëdha evropiane.

Nga sot fillon një etapë e re për karrierën e Valmirit i cili do i mbroj ngjyrat e klubit Gaziantep. Duke i njohur vlerat e Valmirit, nuk kemi dyshim që do shkëlqej dhe do jap spektakël edhe tek Gaziantep.

Klubi jonë, KF Llapi, kryesia e klubit, shtabi teknik dhe administrativ, bashkëlojtarët dhe tifozët llapjanë “Ultras Legjendat”, i dëshirojnë Valmir Veliut shumë suksese në karrierën e tij dhe shpresojmë që ai ta bëj krenar Llapin dhe Kosovën me paraqitje të mira në fushën e gjelbërt.

Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe teksti që thotë "batatina.ch"

KF Llapi dëshmon se pavarësisht objektivave madhorë për të fituar trofe, vazhdimisht promovon lojtarët e rinj, duke filluar me Mirlind Dakun, Hajdin Salihun dhe tash Valmir Veliun, por ne nuk do ndalemi, do vazhdojmë ta bëjmë të njëjtën gjë edhe në të ardhmen, ku tash njëri prej lojtarëve më të vlerësuar në Superligë, ILIR KRASNIQI është duke u rritur për një klub të madh evropian.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe teksti që thotë "batatina.ch"

Valmir Veliu do të na mungoj të gjithëve për spektaklin, golat, asistimet dhe mbi të gjitha për profesionalizmin, punën, angazhimin dhe diciplinën gjë që bëri të jemi këtu ku jemi sot.

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe bar

Vali e nisi si kampion i Kosovës me ekipin U19 në edicionin 2018/19, atëherë kur luante si junior por edhe në ekipin e parë, kurse me ekipin e parë luajti në gjithsejt 119 ndeshje. Realizoi 22 gola e asistoj në 32 sosh. Luajti në 7.645′ minuta dhe arriti të fitoj dy herë radhazi Kupën e Kosovës dhe një herë tjetër Superkupën e Kosovës.

SUKSESE VALI

Të priftë e mbara

 

 

/Gazeta OLLE/

Marko Simonovski, makth për skuadrën e Inter Turkut

Kosova fiton medalje në Kampionatin Ballkanik të Beach Volley për herë të parë në histori