Llapi evropian me ndryshime edhe në stadium, “Zahir Pajaziti” bëhet me bari natyral

Kryesia e K.F. Llapit sot nënshkruajti kontratë me kompaninë e njohur turke dhe kompaninë e licencuar nga UEFA dhe FIFA, “Iren limited sirket”, për zëvendësimin e barit sintetik me atë natyral në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Kryesia e klubit në bashkëpunim dhe me ndihmën e madhe të FFK-së, do ta bëj stadiumin “Zahir Pajaziti” me pamje të re,  duke ndryshuar fushën nga bari sintetik në natyral dhe pritet që pas përfundimit të projektit tapeti i fushës të ketë pamje edhe më të bukur, shkruan Gazeta Olle.

Njoftimi erdhi nga faqja zyrtare e klubit të Llapit.

/Gazeta Olle/