Llapi është gati, niset drejt Shkupit për ndeshjen e parë në Conference League

Skuadra e Llapit ka udhëtuar sot drejt Shkupit aty ku nesër debuton në garat ndërkombëtare.

Llapi përballet me skuadrën shqiptare, FC Shkupi në sfidën e rundit të parë në Conference League me synime për të vazhduar tutje.

Ekspedita e Llapit do të akomodohet në “Hotel Aleksandar Palace” kurse në mbrëmje nga ora 20:00 e zhvillon seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme, njofton skuadra llapjane.

Mëngjesin e djeshëm stafi i skuadrës dhe futbollistët u janë nënshtruar testeve për COVID-19 dhe lajm shumë i mirë para nisjes për në Shkup është se të gjithë të testuarit nga laboratori i licencuar i UEFA-s, SynLab, kanë rezultuar negativ.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe bar

Llapi merr pjesë për herë të parë në gara evropiane, si fitues i Kupës së Kosovës. /Gazeta Olle/

Simboli i Drenicës, kapiteni Azem Bejta, largohet nga klubi pas 18 vitesh

Gazeta Olle vjen me imazh të ri