Llapi e ndërron përsëri stadiumin për ndeshjet si vendas!

Të mërkuren Llapi zhvillon ndeshjen ndaj Malishevës, në xhiron e katërt të Superligës së Kosovës.

Siç njofton Llapi përmes faqes zyrtare, kjo ndeshje do të zhvillohet në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Olle.

Stadiumi “Zahir Pajaziti” i bardhekaltërve është futur në fazën finale të projektit, pasi tashmë është bërë mbjellja e barit natyral, ndërsa siç duket stadiumi në Merdare nuk po i plotëson kushtet për zhvillimin e ndeshjeve.

Pas masave të marrë nga Qeveria e Kosovës tani kapaciteti i tifozëve nga 10% do të jetë 5% e ku në stadium mund të jenë deri në 600 shikues.

Kurse, Llapi gjithashtu i ka bërë thirrje tifozëve që t’i respektojnë masat anti Covid-19 dhe për të hyrë në stadium duhet ta kenë testin PCR negative ku duhet të jetë mbrenda 24 orësh që është bërë mbajtja e distancës 1.5m.

Postimi i plotë:

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ hap dyert dhe mirëpret skuadrën e Llapit dhe të Malishevës për ndeshjen e vlefshme për javën 4 të Superligës. Ndeshja nis në ora 16:00 dhe do të zhvillohet me 5% të kapacitetit të stadiumit apo 600 shikues.

Shikuesit të cilët do ndjekin ndeshjen obligohen të zbatojnë në përpikëri masat anti-covid. Asnjë tifoz nuk do lejohet të hyj në stadium pa biletë dhe pa maskë.

Për hyrje në stadium obligative do të jetë edhe:

– Kartela e vaksinimit ose testi PCR negativ jo më i vjetër se 24 orë nga koha e zhvillimit të ndeshjes

– Mbajtja e distancës 1.5 m

– Të hapura do jenë tribuna e perëndimit dhe lindjes

– Bileta hyrëse në sektorin e perëndimit do të kushtoj 3 Euro, kurse në sektorin e lindjes do të kushtoj 2 Euro.

/Gazeta Olle/

Po kërkohet shkarkimi i Artetas, vjen komenti i Arsene Wenger për gjendjen e Arsenalit

Manaj zbulon arsyen e largimit nga Barcelona