Llapi e Besa ndahen miqësisht

Llapi dhe Besa janë ndarë miqësisht në miqësoren e zhvilluar sot në Durrës. Ndeshja në fjalë ka përfunduar me shifra 1:1.

Pas ndeshjes, kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina foli për Gazetën ‘Olle’. “Jam shumë i kënaqur me procesin e paraqitjes së Llapit, dhe sidomos me transferet e reja ku çdo ditë po punohet në maksimum në aspektin tekniko-taktik të ndërtimit të lojës kolektive dhe komponuese”, shprehet Batatina.

Përderisa Besa ka zhvilluar disa miqësore në Shqipëri, për Llapin ky është takimi i parë.