Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 13.09.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së tretë të BKT Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së dytë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2021/2022.
Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 69 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së tretë të BKT Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së parë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2020/2021 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë, shqyrtoi ankesën e KF Ferizaj, të parashtruar me datë 11.09.2021, lidhur me ndeshjen e zhvilluar me 10.09.2021, ndërmjet Ferizaj-Ramiz Sadiku dhe pas administrimit të gjitha shkresave në ankesë, konform nenit 62 të propozicioneve të garave, vendosi që të:
1.Refuzohet si e pa bazuar ankesa e KF Ferizaj nga Ferizaj dhe ndeshja e javës së 2-të, Liga e parë, Grupi ”B”, ndërmjet të KF Ferizaj dhe KF Ramiz Sadiku, regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë 0:1 në favor të KF Ramiz Sadiku.
A R S Y E T I M
KF Ferizaj me 11.09.2021, ka ushtruar ankesë në Komisionin e Garave të FFK-së për shkak se KF Ramiz Sadiku nuk kishte mjek të evidentuar në protokollin zyrtar, ndërsa fizioterapeuti është i pa licencuar.
Komisioni i garave në bazë të materialit të shqyrtuar konstatoi se: KF Ramiz Sadiku nuk kishte mjek të angazhuar, por fizioterapeuti i evidentuar në protokollin zyrtar Leart Selmani, ID#021020M81, është i licencuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe i licencuar nga FFK.
Komisioni i Garave pas administrimit të ankesës dhe shkresave, konstatoj se ankesa e KF Ferizaj është e pa bazuar dhe të njëjtën e refuzon, ndërkaq ndeshjen e javës së 2-të ndërmjet KF Ferizaj – KF Ramiz Sadiku, e regjistron ndeshjen sipas rezultatit të arritur në fushë 0:1 në favor të KF Ramiz Sadiku.
Nga theksimet e lartcekura u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.
3.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive , raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:
Inicime disiplinore:
ndaj FC Llapi:
Motivi: Mos respektimi i vendimit të Qeverisë, lidhur me masat anti Covid 19, duke tejkaluar 10% të kapacitetit maksimal të shikuesve në tribuna, për çka është ndërprerë ndeshja për pesë (5) minuta. Sipas xhirimeve televizive në ndeshjen Llapi-Feronikeli.
ndaj lojtarit të FC Prishtina me nr.13 Erando Karabeci, ID 024567M88:
Motivi: Ndërhyrje e rrezikshme me taka duke e rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drenica-Prishtina.
ndaj ndihmëstrajnerit të KF Ulpiana, Apollon Ajeti, ID 010186M96;
Motivi: Në minutën e 90+, pas shënimit të golit të vendasve, pa arsye hynë në fushën e lojës, duke e penguar zhvillimin e lojës, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani –Ulpiana.
ndaj lojtarit të KF Liria me nr.18 Jurgen Gjini, ID.nr.000783M90.
Motivi: Kacafytje me lojtarin kundërshtar, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së Ligës së Parë Grupi A, Liria-Trepça.
ndaj lojtarit të KF Trepça me nr.23 Amir Prishtina, nr ID.001193M94.
Motivi: Kacafytje me lojtarin kundërshtar, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së Ligës së Parë, Grupi A Liria-Trepça.
ndaj ndihmëstrajnerit të KF ”Kika”, Naim Biçkaj me nr ID 015280M69.
Motivi: Reagim me fyerje dhe ofendime ndaj gjyqtarit kryesor, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së Ligës së Parë, Grupi B, Kika-Vushtrria.
ndaj lojtarit të KF ”Arbëria” me nr 9 , Almedin Murati dhe me nr ID 001522M95.
Motivi: Ndërhyrje e rrezikshme me taka në lojtarin kundërshtar për çka është ndëshkuar me kartonin e kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së Ligës së Parë, Grupi B, Vitia- Arbëria.
ndaj lojtarit të KF ”Vitia” me nr 12 , Atif Shabani dhe me nr ID 007819M00.
Motivi: Ndërhyrje e palejueshme ndaj lojtari kundërshtar duke mohuar shënimin e golit, për çka është ndëshkuar me kartonin e kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së Ligës së Parë, Grupi B, Vitia-Arbëria.
ndaj KF ”Ramiz Sadiku”
Motivi: Nuk e ka përmbushur kriterin për sigurimin e mjekut për ndeshje. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes së Ligës së Parë, Grupi B, Ferizaj – Ramiza Sadiku.
ndaj lojtarit të KF ”Ferizaj” me nr 7 Gëzim Rusi dhe nr ID 000531M94.
Motivi: Goditet pa top në lojtarin kundërshtar, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe xhirimit televiziv.
ndaj KF ”Ferizaj”
Motivi: Në minutën e 72 pas ndëshkimit të lojtarit me karton të kuq nga tribunat hodhën shishe PVC në drejtim të gjyqtarit kryesor.
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3 e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 13.09.2021