Llapie është nikoqir i Dritës në kuadër të xhiros së 32-të në Albi Mall Superligë.
Llapjanët duan fitoren në këtë sfidë për të mbajtur gjallë shpresat për Evropë, derisa Drita kërkon tre pikët për të mbetur në pozitën e parë në tabelë.
Vendasit kanë tre mungesa shumë të rëndësishme me mbrojtësit Ilir Krasniqi dhe Arbër Bytyqi që kanë kartonë dhe kapitenin Kushtrim Shabani që është i lënduar.
Ndërkohë te Drita të gjithë lojtarët janë në dispozicion përveç portierit Faton Maloku që ka humbur sezonin për shkak të lëndimit dhe Almir Ajzerajt shkaku i një lëndimi në xhiron e fundit.
Formacionet zyrtare:
Llapi: Avdyli, Raoul, Milic, Fernando, Neto, Rivera, Stafa, Limani, Alidema, Selimi, Firmino.
Drita: Smakiqi, B.Krasniqi, Limani, Vitija, Blakcori, Broja, Jashari, Baftiu, Selmani, Kryeziu, Simonovski.
/Gazeta Olle/