Llapi deponon ankesën e radhës në FFK

Llapi nuk e ka ndërmend të dorëzohet nga kërkesat e tyre.

Këtë herë, ata kanë angazhuar avokatin e tyre, i cili ka deponuar ankesën në FFK, të cilën shpresojnë ta shqyrtojë Komiteti Ekzekutiv.

Llapi konsideron se i janë bërë padrejtësi në finale e Kupës, me rastin e aktivizimit të lojtarit Albert Dabiqaj nga Besa, si dhe pas video-skandalit të publikuar në lidhje me dyshimet për kurdisjen e ndeshjes, Trepça – Besa.

llapi

Njoftimi i plotë i KF Llapi

Njoftojmë tifogrupin ,,Legjendat” dhe gjithë dashamirët e KF Llapit që të jenë të durueshëm rreth padrejtësive të shkaktuara ndaj KF Llapit.

Kompeticionet e garave dhe klubet futbollistike garuese në Kosovë funksionojnë duke respektuar Rregulloren për Gara, Propozicionet e Garave dhe Rregulloren Diciplinore, ku mbi bazën e rregulloreve të miratuara nga FFK klubet garuese janë të obliguara të respektojnë në përpikëri rregulloret në mënyrë që të zhvillohen gara korrekte, të drejta dhe kualitative, në të kundërtën i humb kuptimi garimit në kompeticionet e organizuara nga FFK.

Ne si klub jemi të dëmtuar nga klubet të cilat nuk i kanë respektuar rregulloret konkretisht nga klubet të cilat janë të implikuara në trukime dhe me padrejtësi kanë përfituar në DigitAlb Kupën e Kosovës.

Sot avokati ynë ka deponuar zyrtarisht në FFK, kërkesën që të merren vendimet nga FFK meqenëse përveç provave të video-incizimeve, provave tekstuale të cilat qarkulluan në media së fundmi këtyre provave iu shtuan edhe disa dëshmitar(futbollist) të detyruar për kurdisjen e rezultateve nga klubet përkatëse KF Besa dhe KF Trepça.

KF Llapi kërkon që konform rregulloreve dhe provave FFK të merr vendimin 4 pikësh të deponuar nga avokati i KF Llapit dhe të rishqyrtohet edhe njëhere rasti i Albert Dabiqaj në komitetin ekzekutiv.

Ne tifogrupit ,,Legjendave” dhe simpatizuesve të KF Llapi iu kërkojmë të jenë të durueshëm duke besuar në marrjen e vendimit sa më të shpejtë që është e mundur nga FFK.

shabani llapi besa llapi