Blendi Memaj sot ka konfirmuar largimin nga skuadra e Llapit.
Mesfushori qendror, lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Olle.
“Nga sot nuk do të jem pjesë e Llapit”, thuhet mes tjerash në postimin e futbollistit në fjalë.
Kurse, ekipi i Llapit pak minuta më parë ka dal me një njoftim zyrtar lidhur me këtë largim.
“Një marrëveshje e arritur ditën e sotme, i ka dhënë fund bashkëpunimit që ishte valid deri në qershor të vitit 2020 në mes KF Llapit dhe futbollistit Blendi Memaj, i cili pas 6 muajve pjesë e klubit, është larguar në kërkim të një aventure të re.
Blendi Memaj në stinorin vjeshtor për Llapin është paraqitur në 5 ndeshje(4 startues/1 zëvendësues), ka realizuar edhe 2 gola e 3 asistime”, shkruan faqja zyrtare e Llapit.
E në një prononcim për gazetën, Memaj ka zbuluar pse vendosi të largohet nga Llapi.
“Arsya e largimit tim janë objektivat e ri të klubit.
Llapi tashmë dihet që nuk do të garojnë për titull kampion, dhe pas diskutimeve me drejtuesit arritëm në një marrëveshje të dyanshme që të mbetem lojtar i lirë para kohe, gjë që edhe i falënderoi drejtuesit e Llapit.
Largimi ka qenë dëshirë e imja, dhe klubi më aprovoi”, tha Memaj,
24 vjeçari, më parë ka qenë pjesë e ekipeve si Besiktas U-21, Rabotnicki dhe Liria./Gazeta Olle