Llapi blindon talentin Elton Vllasa me kontratë afatgjatë

Klubi nga Podujeva, Llapi ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e kontratës katërvjeçare me talentin Elton Vllasa.

Llapi ka vazhduar me besimin ndaj të rinjve këtë sezon, pasi Vllasa është lojtari i radhës që është nënshkruar me një kontratë disavjeçare.

Është vet klubi i Llapit që ka njoftuar se mesfushori 19-vjeçar, i cili kishte më së shumti paraqitje me ekipin kampion U-19, ka nënshkruar për katër vite me ekipin e Tahir Batatinës.

Postimi pa ndërhyrje i Llapit:

𝗦𝘂𝗽𝗲𝗿 𝗺𝗲𝘀𝗳𝘂𝘀𝗵𝗼𝗿𝗶 𝗘𝗹𝘁𝗼𝗻 𝗩𝗹𝗹𝗮𝘀𝗮 𝗻𝗲̈𝗻𝘀𝗵𝗸𝗿𝘂𝗮𝗻 𝗸𝗼𝗻𝘁𝗿𝗮𝘁𝗲̈ 𝟰𝘃𝗷𝗲𝗰̧𝗮𝗿𝗲 𝗺𝗲 𝗟𝗹𝗮𝗽𝗶𝗻

19-vjeçari, Elton Vllasa sot në ditën e lindjes së tij ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me klubin tonë.

Mesfushori me tipare defanzive ka qenë prej futbollistëve me më së shumti paraqitje për ekipin U-19 dhe prej më meritorëve që ky ekip arriti të shpallej kampion.

Ai në prani të Drejtorit të ri Sportiv, Mentor Zhdrella ka hedhur firmën për 4-vitet e ardhshme.

Vllasa vlerësohet si futbollist potencial, i aftë për të përfaqësuar klubin tonë në një të ardhme të afërt.

Klubi ynë është i kënaqur që futbollistët me potencial si Vllasa kanë vendosur t’i besojnë projektit tonë për një karrierë të ndritur.

Suksese Elton, na priftë e mbara së bashku

 

Ramadani flet për shortin në garat evropiane: Nuk ka ndeshje të lehta, por synimi është të kalojmë në raundin e dytë

Gjithçka gati për superspektaklin “Prishtina 2023” në futsal