Llapi barazon në fund, ndeshja shkon në kohën shtesë

Llapi ka arritur ta barazoj rezultatin ndaj Prishtinës në fund të ndeshjes.

Ishte minuta e 87-të e ndeshjes, kur llapjanët fituan penallti.

Gjyqtari kryesor Dardan Çaka pas konsultimit edhe me VAR-in akordoi penallti për mysafirët.

E i saktë nga pika e bardhë ishte i inkuadruari nga banka rezervë, Festim Alidema që realizoi për 1-1.

Deri në fund më gola nuk pati dhe ndeshja shkoi në kohën shtesë.

Dy skuadrat do të luajnë dy herë nga 15 minuta shtesë dhe nëse nuk ka fitues atëherë penalltitë do të vendosin se kush e fiton Superkupën e Kosovës.

Vlen të përmendet se dy ekipet po luajnë me nga një futbollist më pak në fushë, pasi Endrit Krasniqi në pjesën e parë dhe Arbnor Ramadani në të dytën u përjashtuan nga loja.

/Gazeta Olle/

Tjetër karton i kuq në finalen e Superkupës, edhe Llapi mbetet me 10 futbollistë

Llapi në epërsi pas vazhdimeve të para