Llapi barazon me Ulpianën në ndeshje miqësore

Llapi ka zhvilluar miqësoren e radhës në fazën përgatitore.

Llapjanët janë përballur me skuadrën nga Liga e Parë e Kosovës, FC Ulpianën.

Pas 90 minutave lojë rezultati ishte i barabartë 1-1.

Golin për Llapin e shënoi Erjon Morina pas asistimit nga Gentrit Limani.

Ndërkohë për vendasit realizoi kapiteni Fidan Gërbeshi. /Gazeta Olle/

Kategorizohen sportet nga KOK, FFK dhe FXHK me pikët maksimale

Kaloi edhe vizitat mjekësore, zbulohen detaje si dështoi transferimi i Iscos te Union Berlin