Llapi barazon me skuadrën hungareze në ndeshjen e parë miqësore në Antalya

Llapi ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore në tokën turke, ku është përballur me skuadrën hungareze Tiszakécskei LC.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina ka luajtur baras në miqësoren e parë me rezultat 1-1.

Golin e vetëm në këtë sfidë për llapjanët e shënoi transferimi i ri Rinor Hoxha i cili u asistua nga Ilir Krasniqi.

Në këtë sfidë u dallua edhe portieri Ilir Avdyli që priti një penallti të skuadrës hungareze.

Njoftimi i plotë nga FC Llapi:

Ka përfunduar me epilog të barabartë 1-1 ndeshja e parë miqësore në kuadër të fazës përgatitore në Antalya të Turqisë ndaj ekipit hungarez Tiszakécskei LC.

Golin e vetëm për ekipin tonë e realizoi sulmuesi i ardhur në këtë afat kalimtar, Rinor Hoxha i cili u shërbye mjaft mirë nga Ilir Krasniqi që nisi aksion të rrjedhshëm në minutën e 75 të ndeshjes.

Vlenë të cekët se portieri ynë, Ilir Avdyli priti penalltinë e mysafirëve në minutën e 56 të takimit.

Skuadra do i vazhdoj përgatitjet ditëve në vijim, ndërsa më 21 janar do ta zhvilloj ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Kosovës ndaj Ballkanit. /Gazeta Olle/

Draft-Statuti i FFK-së, Salihu: Ky është mashtrimi më i madh, delegatët po konsiderohen ‘budallenj’

Agim Ademi dhe ministri Çeku priten nga presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin