Llapi barazon me Ferizajn në ndeshjen që prodhoi katër gola

Llapi dhe Ferizaj kanë luajtur baras në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Merdare.

Pas 90 minutave, rezultati ishte i barabartë 2-2.

Mysafirët realizuan dy gola në pjesën e parë me anë të Ramadanit e Shabanit nga penalltia, kurse golin e parë në ndeshje për Llapin e realizoi sulmuesi Alban Shillova me kokë pas harkimit të Arbnor Ramadanit (31′).
Pjesën e dytë me dominim e nisin futbollistët llapjanë të cilët përpos golit shpërdoruan edhe disa mundësi tjera.
Golin e dytë dhe të fundit në ndeshje e realizoi sulmuesi i krahut të djathtë Dren Ahmeti me një goditje të saktë pas asistimit të Francisco Riveras.
/Gazeta Olle/

Dardanët e rinj mposhtin Andorrën, kualifikohen në finalen e madhe

Leicesteri fiton Superkupën e Anglisë