Llapi – Ballkani, sot zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës

Sot (e shtunë) do të zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës, ku përballë janë Llapi dhe Ballkani.

Ndeshja që fillon në ora 13:00, nuk do të zhvillohet në vendin tonë, por në Turqi.

Përballja do të zhvillohet në stadiumin “Titanic Sport Center” në Belek, me dy skuadrat që do ta synojnë trofeun.

Llapi ka bërë disa ndryshime në ekip dhe në stafin teknik dhe do të shpresojë që stinorin pranveror ta nisë me trofe.

Në anën tjetër, kampioni në fuqi po ashtu do të tentojë fitmin e trofeut dhe si kundërshtari edhe ata janë përforcuar me disa lojtarë cilësorë.

Padyshim se do të jetë një përballje shumë e zjarrtë mes dy ekipeve, andaj mbetet të shihet se ku do të shkrojë Superkupa e Kosovës, në Podujevë apo në Suharekë. /Gazeta Olle/

Bayerni ndalet në barazim nga RB Leipzig

Jventusi nuk pranon heqjen e 15 pikëve nga FIGC