Llapi – Ballkani, formacionet zyrtare të derbit të javës

Llapi dhe Ballkani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme derbi të javës së 35-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Llapjanët janë nikoqir të therandasve në takimin që mund të vendos titullin kampion këtë sezon, takim i cili pritet të fillojë nga ora 15:00 në stadiumin Zahir Pajaziti.

Ekipi i Tahir Batatinës është në formë të lartë dhe synon vetëm fitore për t’iu ofruar në 1 pikë Ballkanit dhe për të pritur xhiron e fundit për t’u shpallur kampion.

Në anën tjetër, ekipi i Ilir Dajës ka kater fitore radhazi dhe synon rezultat pozitiv në këtë udhëtim, pasi edhe një barazim do t’i shpallte edhe matematikisht kampion.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Llapi: Avdyli; Krasniqi, Bekteshi, Rama; Vokrri, Ahmeti, Musolli, Namani, Bytyqi; Hyseni, Januzi;

Ballkani: Koliçi; Thaqi, Dellova, Jashanica, Potoku; Kuc, Emerllahu, Ismajlgeci; Korenica, Gripshi, Hamidi;

Gjilani – Drita, formacionet zyrtare të derbit të Anamoravës

Ballkani kampion për herë të tretë radhazi, Gjilani fiton derbin ndaj Dritës dhe bën hap gjigant drejt shpëtimit