SUPERLIGA LIVE: Llapi – Arbëria, Drita – Drenica & Besa – Feronikeli

Nga mesjava në fundjavë, Superliga nuk ndalet! Elita e futbollit kosovar shënon sot hapjen e xhiros së tetë, që do të sjellë disa ballafaqime interesante.

Pas humbjes së parë sezonale që e pësoi te Ballkani, Drita sot rikthehet në shtëpi për t’u ndeshur me Drenicën, përcjellë Gazeta Olle.

Skuadra e vetme që nuk e ka shijuar ende fitoren këtë edicion, Llapi, do të luajë në “Zahir Pajaziti” ndaj befasisë së këtij kampionati, Arbërisë.

Ndeshja tjetër që zhvillohet sot është ajo ndërmjet Besës dhe Feronikelit në Brestovik.

Më poshtë kronologjikisht dhe në kohë reale të gjitha takimet:

LIVE: Llapi 2-0 Arbëria

90+3′ Përfundon ndeshja

88′ Begolli para portës, goditja e tij përfundon jashté

87′ Rast i mirë për mysafirët, por Bilalli ishte në pozitë jashtë loje

75′ Hoffman pret penalltinë e Arbërisë!

72′ Zhdrella godet nga gjuajtja e lirë, por Kaçiu e pret.

68′ Harkimi i Llugiqit grushtohet nga Hoffman

59′ Hoffman pret goditjen e Arrabal, nuk ka as penallti

48′ GOOOL! Ahmed Januzi realizon

46′ Gzim Rusi është inkuadruar në lojë, Arbëria kërkon golin

45′ Fillon pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë, vendasit në avantazh

42′ Goditja e Ramadanit devijohet nga Arrabal dhe nuk shkon drejt portës.

40′ Hoffman e kap harkimin e Pirës, nuk lejon që Llapi të rrezikohet

32′ Arbëria kërkon penallti, por gjyqtarët kanë tjetër mendim

30′ Harkimi i Kryeziut nuk shfrytëzohet nga Hasan dhe Kashtanjeva, mbetet 1-0

29′ Besojeni apo jo, Arbëria akoma nuk ka krijuar asnjë rast.

25′ Kryeziu godet nga larg, por pa problem për Hoffman.

23′ Januzi me rast të mirë për të shënuar, por gjendet në pozitë jashtë loje

18′ Harkimi i Zhdrellës largohet nga Zabërgja

13′ Rast i mirë për mysafirët, por Kashtanjeva gjindet në ofsajd.

11′ GOOOL! Zhdrella realizon nga penalltia.

11′ Penallti për Llapin

09′ Kaçiu pret goditjen me kokë të Kaçiut.

07′ Llapi po dominon në këto minuta të para

04′ Harkim i mirë i Zhdrellës, por largon Kaçiu

01′ Fillon ndeshja

Formacionet zyrtare:

Llapi: Hoffman/ Idrizi, Prençi, Zhdrella, Emini, Veliu, Ar.Ramadani, Al.Ramadani, Selmani, Peposhi, Januzi

Arbëria: Kaçiu/ Arrabal, Hasanaj, Hyseni, Zabërgja, Avdulli, Hasan, Kryeziu, Beqiri, Pira, Kashtanjeva

FOTO: HILMI VELIU

LIVE: Drita 4-1 Drenica

90′ 3 minuta shtesë

83′ Ymeri pret goditjen e Haxhimusës

79′ GOOOL! Haxhimusa realizon në portën e boshatisur

77′ Gërbeshi inkuadrohet në vend të Brdarovskit

72′ Vendasit po dominojnë në këtë ndeshje

66′ Rast fantastik për Zabërgjën por ishte në pozitë jashtë loje

63′ Drita nuk po e lejonë Drenicën të luaj në sulm

58′ Brdarovski ka marrë një goditje, ndalohet përkohësisht loja

52′ Mysafirët kanë marrë zemër nga goli i shënuar, dhe tashmë po sulmojnë

48′ GOOOL! Zabëgja shënon gol të bukur për Drenicën

45′ Fillon pjesa e dytë

45 + 3′ Përfundon pjesa e parë

45′ 3 minuta është shtesa,

45′ GOOOL! Kastriot Rexha realizon për Dritën

41′ Lëndim i lehtë për Namanin, ndalet për disa qaste ndeshja

34′ Alidema depërton dhe godet mirë, por porta e mysafirëve shpëtohet nga Ymeri.

33′ Faul në pozitë të volitshme për Drenicën, Tahiri godet mirë por në vend ishte Maloku

28′ Drita shumë më e mirë sot, mysafirët nuk po munden të reagojnë

20′ GOOOOL! Drita realizon për 2-0 ishte Hamdi Namani që e qoi topin në rrjetë

17′ Drenica ka marrë iniciativën, por mbrojtja e Dritës e fortë për tu thyer

15′ Krosimi i Brdarovskit largohet nga mbrojtja mysafire.

02′ GOOOOL!!! Drita realizon për 1-0 me anë të Shabanit.

01′ Fillon ndeshja

Formacionet zyrtare: 

Drita: Maloku/ Jamal, Limani, Cuculi, Namani, Xh.Shabani, Rexhea, B.Shabani, Fazliu, Brdarovski, Alidema

Drenica: Ymeri/ Zeqaj, Thaqi, Tahiri, Dervishaj, Elshani, Bejta, Lushtaku, Miftaraj, Murati, Jashari

FOTO: HILMI VELIU

LIVE: Besa 1-1 Feronikeli

90+4′ Tahiri godet mbi portë, mbyllet ndeshja 1-1

90+4′ Krasniqi godet mirë, por lehtë e pret Avdyli

90′ 4 minuta shtesë në Brestovik.

86′ Sebastien depërton mirë, por goditja e tij ndalet nga mbrojtësit e Feronikelit

80′ Halili gjuan jashtë

73′ Malaj godet fortë por në vend ishte Kolaj

70′ GOOOL! Miliçkoviç realizon për Niklin

68′ Sebastien është inkuadruar për Besën

65′ Goditja e Tahirit devijohet nga Lladrovci, shpëtojnë mysafirët

61′ Kolaj pret goditjen e mysafirëve.

57′ GOOOL!! Etnik Brruti shënon 1-0. Ai bëhet golashënuesi më i ri i këtij sezoni!

54′ Prince Balde inkuadrohet tek mysafirët

47′ Tollovi në zonën e Besës, largon gjithçka Xhaka.

45′ Fillon pjesa e dytë

45′ Përfundon pjesa e parë, nuk ka shtesë

44′ Ilir Avdyli shpëton Feronikelin, priti goditjen e Tahirit.

38′ Dy raste të mira radhazi për mysafirët, por mbrojtja e Besës nuk thyhet.

32′ Feronikeli konsiderohej favorit, por Besa po dominon.

25′ Brruti godet fortë, por Ilir Avdyli në vend… shpëtojnë mysafirët

19′ Albert Dabiqaj shpëton Feronikelin, harkimi i rrezikshëm i Tahirit u ndal nga ai

14′ Kolaj pret edhe një tjetër goditje, mysafirët më kërkues

08′ Kolaj pret goditjen e Milickovic

06′ Faul në pozitë të favorshme për mysafirët.

01′ Fillon ndeshja

Formacionet zyrtare:

Besa: Kolaj/ Sekic, Matos, Sheqerolli, Halili, Rajoviç, Tahiri, Syla, Brruti, Salihu, Xhaka

Feronikeli: Avdyli/ Kuka, Mala, Hoxha, Lladrovci, Dabiqaj, Thaqi, Miliçkoviç, Greca, Maliqi, Qorri