Llapi – Arbëria, bastoret favorizojnë dukshëm këtë skuadër

Llapi po favorizohet dukshëm nga kompanitë e basteve për takimin kundër Arbërisë, shkruan Gazeta Olle.

Takimi i sotëm në Podujevë pritet të jetë mjaftë i zjarrtë.

Arbëria e përgjysmuar do të kërkojë të vazhdojë me performancat e mira edhe kundër Llapit.

Në anën tjetër për Llapin ky takim është “jetë a vdekje”, kjo pasi skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina akoma nuk e di se çfarë është fitorja teksa ndodhet në pozitën e fundit në tabelë me vetëm dy pikë nga gjashtë takime.

Bastoret favorizojnë vendasit për këtë takim, teksa kuoutat për fitoren e Arbërisë dhe për barazim janë mjaftë të larta.