Llapi – Arbëria: 6 ndeshje kundër njëra-tjetrës, kjo skuadër ka fituar më shumë

Llapi ka qenë më e mirë se Arbëria në ndeshjet direkte mes tyre të luajtura para më shumë se një dekade, shkruan Gazeta Olle.

Skuadra nga Podujeva ka triumfuar katër herë, krahas dy fitoreve të Arbërisë.

Gjashtë gola në ndeshje direkte kanë shënuar Arbëria, ndërsa 10 herë kanë realizuar Llapi.

Vlenë të theksohet se takimet mes këtyre dy ekipeve janë luajtur në sezonet 2006/07, 2007/08 dhe 2008/09.

Sot, bastet favorizojnë skuadrën e Tahir Batatinës ndërsa forma e fillim sezonit favorit në këtë takim i bënë djelmoshat e drejtuar nga Arbnor Morina./GazetaOlle/