Llapi aranzhon miqësore me skuadrën e Ligës së Parë

Llapi mposhti Dukagjinin me rezultat 4-1 në ndeshjen e parë kontrolluese para fillimit të edicionit të ri.

Fituesit e Kupës së Kosovës kanë aranzhuar miqësoren e radhës, kësaj here ndaj një skuadre të Ligës së Parë, shkruan Gazeta Olle.

Të mërkurën me fillim nga ora 19:00, KF Llapi luan ndaj FC A&N, në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Në njoftimin zyrtar, FC A&N e ka cilësuar si një nder dhe kënaqësi të madhe këtë ndeshje ndaj Llapit. /Gazeta Olle/ 

Donat Rrudhani flet për kohën sa ishte duke jetuar në Kosovë: Për të luajtur duhej pasur të njofshëm

Tifozët e klubit të njohur kundër transferimit të Ronaldos, nisin fushatën “ContraCR7”