Llapi afër akordit për të transferuar mesfushorin brazilian

Klubi i Llapit është shumë pranë firmës me mesfushorin brazilian Robson da Silva. Burime për “Supersport.al” bëjnë më dije se klubi nga Podujeva dhe 26-vjeçari kanë rënë dakord për detajet dhe tashmë mungon vetëm firma.

Sezonin e fundit braziliani ka qenë pjesë e Al-Mesaimeer Sports Club në Katar, por gjatë gjithë edicionit 2021-2022 ka luajtur në vetëm një ndeshje.

Ndërsa në Ballkan mesfushori ka luajtur për Makedonia Gorce Petrov dhe Belasica, në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Tashmë Da Silva do të nisë një eksperiencë të re, këtë herë në kampionatin kosovar.

U largua nga Llapi pas katër vitesh, Prençi nënshkruan me skuadrën e madhe shqiptare

E quajnë veten futbollistë profesionistë, por rrezikojnë karrierën dhe klubet e tyre nëpër turne në futboll të vogël