Livoreka: E refuzova Vllazninë

Sulmuesi Përparim Livoreka ditë më parë ka marrë ofertë zyrtare nga Vllaznia e Shkodrës.

Madje, për t’i siguruar shërbimet e tij, drejtori sportiv i Vllaznisë, Armir Grima, ishte në Prishtinë. Por, sulmuesi nga Kaçaniku assesi të ndahet me Feronikelin, ekip i cili në edicionin e fundit u kurorëzua me titullin kampion dhe trofeun e ‘Digitalb’ Kupës. “Vllaznia po më kërkon me çdo kusht. Trajnerit Luan Zmijani i kam pëlqyer jashtëzakonisht shumë mirëpo, e kam vështirë që të largohem nga Feronikeli pasi që aty kam kaluar për mrekulli”, ka thënë për www.sportal.al, Përparim Livoreka.