Liverpoolit i rriten apetitet

Trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, beson se skuadra e tij ka kapacitet të përfundojë më lart se vendi i katërt, kur kanë mbetur edhe nëntë javë deri në fund të Premier Ligës angleze.

Pas fitores së mbrëmshme 1:0 në udhëtim ndaj Sëansea Cityt, Rodgersit i janë shtuar apetitet.

“Të gjithë po flasin për vendin e katërt, por është njësoj si vitin e kaluar. Ne duam të jemi sa më mirë që mundemi dhe mendoj se rezultatet e Manchester Cityt këtë javë na japin mundësinë të synojmë vendin e dytë”, citon fjalët e Rodgersit, Daily Star.

Liverpooli të dielën sfidon Manchester Unitedit në Anfield Road. (Gazeta Olle)