Liverpooli vendos përfundimisht për Sterlingun

Liverpool nuk dëshiron ta shesë yllin e skuadrës, Raheem Sterling, edhe nëse ai nuk do ta rinovojë kontratën e tij me ekipin nga “Anfield Road”.

Lajmi bëhet i ditur nga “Daily Star”, që këmbëngul se Liverpool do të rrezikojë për ta mbajtur Sterlingun, edhe pse kontrata e tij skadon pas dy vitesh.

Ndryshe, forma e mirë që e ka treguar anglezi këtë edicion ka bërë që ai të bëhet objektiv i shumë klubeve të mëdha të Evropës. /Gazeta Olle