Liverpooli prin garën për Xhakën

Raportohet se Liverpooli është duke udhëhequr garën për transferimin e mesfushorit shqiptar Granit Xhaka.

23 vjeçari ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha në Evropë, pas paraqitjeve fantastike me Borussia Monchengladbachun.

Bild raporton se Xhaka mund të largohet nga klubi gjerman për rreth 38 milionë euro në afatin kalimtar veror. Ndërsa për shërbimet e tij interesim kanë shprehur edhe Arsenali, Unitedi, dhe Bayern Munichu.

Xhaka më parë kishte thënë se ëndërron që një ditë të luajë në Premier Ligë.