Liverpooli pa probleme, fiton edhe ndeshjen e dytë në Premier League

Liverpooli ka marrë edhe fitoren e dytë në po aq ndeshje në edicionin e ri të Ligës Premier.

Skuadra e Jurgen Klopp ka mposhtur Burnleyn me rezultat të pastër 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në Anfield.

The Reds e gjetën golin e parë në ndeshje vetëm pas 18 minutave lojë.

Mbrojtësi grek, Tsimakis asistoi bukur te Diogo Jota i cili shënoi me kokë për t’i dhënë skuadrës së tij epërsinë 1-0.

Nëntë minuta më vonë, Mohamed Salah realizoi gol, por që u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Me epërsinë minimale të Liverpoolit 1-0, përfunduan 45 minutat e para të kësaj ndeshje.

Liverpooli edhe në pjesën e dytë dominoi, teksa në minutën e 69-të gjeti golin e dytë.

Trent Alexander-Arnold harkoi për mrekulli për Sadio Manen i cili realizoi për 2-0.

Deri në fund skuadra e Jurgen Klopp arriti ta administroi mjaftë mirë ndeshjen dhe morën tri pikë të reja.

Në javën e ardhshme The Reds do të luajnë përsëri në Anfield, ku presin Chelsean, derisa Burnley luan para tifozëve të vet përballë Leeds United. /Gazeta Olle/

Milot Rashica titullar kundër Manchester Cityt

Zyrtare: Adenis Shala prezantohet te Shkëndija e Tetovës