Liverpooli ofron 14 milionë euro për Illarramendin

Liverpooli nuk ndalet. Pas Clynet, të cilin pritet ta zyrtarizojë sot, ata kanë hedhur sytë nga Real Madridi.

Është mesfushori Asier Illarramendi, që po kërkohet nga Të Kuqtë’.

Madje, siç raporton ‘Daily Star’, Liverpool pritet të ofrojë 10.6 milionë funte (rreth 14-15 milionë euro) për Illarramendin.

Rafa Benitez, trajner i ri i Realit, pritet ta lë të lirë lojtarin, pasi nuk llogarit në të.