Liverpooli mposhtë me rikthim Newcastlen në Anfield

Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Newcastle me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 17-të të Ligës Premier.

Ndeshja nisi shumë mirë për mysafirët që shënuan që në start.

Ishte minuta e 7-të, kur Jonjo Shelvey shënoi gol të bukur me një goditje nga distanca.

Liverpooli rrezikoi disa herë para se të arrinte te goli, me Diogo Jotan dy herë.

Portugezi në rastin e tretë në dështoi dhe shënoi për 1-1.

The Reds morën epërsinë në minutën e 25-të, kur Mohamed Salah shënoi për 2-1.

Pjesa e dytë nuk solli shumë raste dhe të besuarit e Jurgen Klopp vetëm në fund siguruan fitoren.

Trent Alexander-Arnold shënoi në minutën e 87-të për 3-1 një gol shumë të bukur.

Me këtë fitore Liverpool mbetet në vendin e dytë me 40 pikë, ndërsa Newcastle mbetet në fund me 10 pikë.

Chelsea ndalet në barazim nga Evertoni

Sahiti për grupin e Kosovës në Ligën e Kombeve: Po hyjmë në garë për vendin e parë