Liverpooli merr fitore komode ndaj Royal Union

Liverpooli fitoi me rezultat 2-0 ndaj Royal Union në kuadër të Ligës së Evropës.

Pas shumë rasteve Liverpooli shënoi vetëm në fundin e pjesës së parë.

Ryan Gravenberch shënoi në minutën e 44-të pas asistimit të Trent Alexander-Arnold për 1-0.

Edhe pse kishte shumë raste të tjera nga të dyja palët, goli i dytë erdhi në kohën shtesë.

Diogo Jota shënoi për 2-0, duke konfirmuar fitoren e Liverpoolit.

Reds kanë 6 pikë dhe udhëheqin grupin e tyre.

Roma tregon forcën ndaj skuadrës zvicerane, e mposht me katër gola epërsi

Shuma e madhe e parave që ka fituar Ballkani me triumfin ndaj Dinamo Zagrebit