Liverpooli kujton momentet më të mira të Shaqiri përmes një videoje

Xherdan Shaqiri u larguar edhe zyrtarisht nga Liverpooli, duke u transferuar te Lyoni për një shumë rreth gjashtë milionë euro plus pesë milionë bonuse.

Lojtari që vije nga Zhegra e Gjilanit, por përfaqëson Zvicrën nënshkroi kontratë me klubin nga Ligue 1 deri në vitin 2024.

Derisa u larguar nga Anfield, Liverpooli i ka kushtuar një video rrëqethëse Shaqirit nga momentet e tij më të mira në skuadër.

Për tre vite sa qëndroi me The Reds, anësori shqiptar fitoi Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve, e që bëri 63 paraqitje.

 

Goli i tij më i bukur ishte ai kundër Manchester Unitedin, e Liverpooli nuk kishte se si të mos e kujtonte atë moment brilant.

Leotrim Krasniqi rikthehet si trajner, nënshkruan me Prishtinën

Argjend Malaj gjen skuadër të re, prezantimi gjatë javës