Liverpooli kështu e josh sulmuesin belg

Pas një forme të luhatshme dhe me shumë lëndime të Daniel Sturridge dhe mos përmbushjes së detyrave nga Mario Balotelli, Liverpool medoemos do të dalë në gjah për një sulmues.

Christian Benteke i Aston Villas është emri më i lakuar i momenteve të fundit, ndërsa skuadra nga ‘Anfield’ e ka joshur me një pagë të majme prej 100 mijë funte në javë.

Lojtari është pajtuar me këto kushte dhe me kënaqësi do të shkonte në Liverpool, për të luajtur me nivele të larta.