Liverpooli interesohet për Musleran

 Liverpooli raportohet se ka shprehur interesim për të transferuar portierin e Galatasarayt, Fernando Musleran.

Sipas raportimeve në Turqi, trajneri i Liverpooolit Jurgen Klopp ka kontaktuar me gjigantët e ligës së Turqisë duke ofruar mbi 15 milionë funte për Musleran.

Uruguaiani ka kaluar në Turqi nga Lazio në vitin 2011 dhe deri tani ka pasur më shumë se 150 paraqitje.

29-vjeçari ka luajtur edhe për Montevideon dhe Nacionalin gjatë karrierës së tij.